Boris Johnson “luan” për kryeministër i ardhshëm me zotimin e Brexit më 31 tetor

Boris Johnson do të nisë fushatën e tij për t’u bërë kryeministër i Britanisë të mërkurën në mëngjes me premtimin për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Europian më 31 tetor, çfarë do që të ndodhë.

Ish sekretari i jashtëm është favoriti nga 10 kandidatët që do të pasojnë Tereza May dhe ai që ka thënë më së paku se si do të përballet me problemin më të madh me të cilin përballet vendi. Nisja e fushatës së tij do të jetë hera e parë që ai përballet me pyetje direkte dhe publike këtë muaj.

Kjo heshtje i ka lejuar atij të marrë mbështetjen e të dy anëtarëve të Parlamentit që duan të largohen nga BE me një marrëveshje dhe atyre që janë të kënaqur ose preferojnë ta lënë atë pa një të tillë. Strategjia e tij e deklaruar është të flasë ashpër me europianët, duke kërcënuar të mos realizojë shlyerjen prej 49 miliardë dollarësh që Britania ka pranuar se i detyrohet bllokut, nëse nuk i jepen koncesione.

“Ne duhet të largohemi nga BE më 31 tetor,” thotë Johnson, sipas zyrës së tij. “Ne thjesht nuk do të marrim një rezultat nëse japim aluzionin më të vogël që mund të pranojmë vonesa të mëtejshme për realizimin e skemës. Vonesa do të thotë humbje.”

Burimi: Bloomberg