“Bomba” nga Anglia/ Chelsea mban Sarrin, Guardiola drejt largimit nga City

Pep Guardiola ka kaluar një sezon fantastik me Manchester City-in, por me shumë mundësi mund të jetë i fundit për të. Gazeta “Daily Star” ka hedhur bombën që strategu ka nevojë për pushim pas një sezoni të lodhshëm, dhe mundësi do të nisë një aventurë të re te Juventusi, duke konfirmuar zërat që qarkullojnë prej një muaji.

Një burim brenda gazetës ka thënë: “Pep i përkushton shumë energji punës së tij … Nuk ndalet kurrë, por kjo do i kushtojë, pasi në një moment do të vijë edhe një periudhë pushimi. Është e paevitueshme për të bërë një hap pas dhe për të pushuar”.

Ndërkohë “The Sun” raporton se Chelsea ka frenuar për Sarrin, dhe tashmë po punon për ta mbajtur sërish strategun italian, duke konfirmuar se në ditët në vijim mund të kemi zhvillime për Guardiolën te Juventusi, një operacion i vështirë, por tashmë jo i pamundur. /R.Lika-Koha Jone/

Fotografia e VecchiaSignora.com