Balliu: Europa ‘po’ Maqedonisë, ‘jo’ Shqipërisë për shkak të Ramës

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar lajmin se Holanda do ti thotë ”JO” Shqipërisë për sa i përket çeljes së negociatave me BE-në. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se largimi i Ramës është emergjencë kombëtare. ”Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat. Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera”,-shkruan Balliu në facebook.

Postimi i plotë

Për shkak të lidhjes së Edi Ramës me krimin, të provuar nga mediat Gjermane, Parlamenti Holandës i tha ‘PO’ Maqedonisë së Veriut dhe ‘JO’ Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Është një turp i madh që Shqipëria deri dje bënte hapat më të shpejta në rajon për integrimin Europian duke bërë asocim stabilizimin, liberalizimin e vizave, statusin kandidat, e tani është vendi i vetëm që nuk i hapen negociatat. Dhe njësoj si Parlamenti i Holandës fatkeqësisht do të bëjnë edhe shumë vende të tjera.

Largimi i Ramës tanimë është emergjencë kombëtare. Të bashkohemi të gjithë bashkë. Me Ramën Kryeministër smund të ketë të ardhme, smund të ketë Europë. Largimi i Edvin Kristaq Ramës emergjencë kombëtare.

Holanda u thotë “jo” negociatave me Shqipërinë, “po” Maqedonisë së Veriut