Aksident në Krujë, 2 makina përplasen kokë më kokë, 2 persona të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në Krujë mëngjesin e sotëm. Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhu në qendër të Krujës, ku dy mjete tip “Benz”, një me targa AA 828 UF dhe tjetri me targë AA 772 VD janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për shkak të përplasjes së fortë, janë plagosur shtetasit Sabah Tupi dhe Urim Dauti. Tupi është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ka marrë plagë më të rënda, ndërsa shoferi tjetër po merr mjekim në Spitalin e Krujës.

Dyshohet se një prej mjeteve ka qenë me shpejtësi të madh, por policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.