VIDEO nga konferenca me Ramën. Juncker krejt tapë: Zgjedhjet e muajit prill duhet të mbahen

Presidenti i Komisionit Eropian as e ka idenë se kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri dhe jo më të jetë i informuar për problematikën që ka ky proces ligjor, bojkotin e opozitës, mungesën e garës dhe tashmë dhe mungesën e një dekreti për zhvillimin e tyre.

Kjo gjë u pa live në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel. Presidenti i Komisionit Evropian pyeti: “Kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?” 

Menjëherë ka ndërhyrë Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor.

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.