“Tifozët duhet të vijnë”, Duka i zhgënjyer nga atmosfera

Presidenti i kombëtares shqiptare të futbollit, Armand Duka, i pranishëm në “Elbasan Arena”, ka folur direkt për RTSH përpara hyrjes për në tribunën VIP. “Tifozët të jenë në stadium dhe ta mbështesin ekipin, pavarësisht rezultateve. Sot, duhet të zbresim në fushë për fitore, pavarësisht se kush është kundërshtari. Të gjithë janë të fortë në ditët e sotme, nuk ka të dobët apo të fortë”.

“Sidomos, Shqipëria has vështirësi në formim loje dhe duhet të japim maksimumin. Kur na janë dashur pikë i kemi marrë edhe Portugalisë, kështu që… Moldavia? Nuk ka emër kundërshtari! Në fushë luhet 11 kundër 11. Stërviten të gjithë përgatiten dhe duhet vlerësim maksimal”.

Arena Kombëtare, do të jetë gati në shtator? “Po punohet që ndeshjen me Islandën ta luajmë në Tiranë dhe uroj të shkojë mirë. Nuk është e lehtë sepse është objekt i madh. Nuk e parashikoj dot unë”.