Të enjten 5 orë mocion-debati në Kuvend

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është vendosur që ditën e enjte mocioni i debatit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të zgjasë për 5 orë. Mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa opozita bashkë me deputetët e pavarur 130 minuta. PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.