Spahiu: Pranoj çdo qëndrim të të huajve, por që Rama luftoi krimin dhe drogën se bëj dot

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar për qëndrimin e Presidentit të KE, Jean Claude Junker, i cili foli me superlativa për luftën e qeverisë së Edi Ramës kundër drogës dhe krimit.

Edhe pse çdo raport i BE dhe SHBA shpreh shqetësimin për trafikun e drogës nga Shqipëria dhe flet për impikimin e strukturave shtetërore në trafik, Junker tha se “Qeveria “Rama” është model në luftën kundër tyre”.

Një habi e madhe ose Junker ka qenë tapë, siç e kemi parë shpeshherë në takimet ndërkombetare. Por Junker është president në ikje, pasi zgjedhjet e reja për parlamentin europian mbaruan dhe qeveria e re e BE konstituohet në shtator.

Gjithsesi Junker ia bëri qoken e fundit Edi Ramës.

Sa miliarda euro paska prodhuar kanabisi shqiptar edhe për në Bruksel!

Postimi Përparim Spahiut në Facebook:

Pranoj çdo opinion të të huajve, apo quajini si të doni, por të pranoj Juncker kur thotë që kjo qeveri ka luftuar korrupsionin dhe krimin nuk e bëj dot.

Nuk kam si ta besoj kur Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur krejt ndryshe, madje Shqipërinë e ka quajtur si bazë të krimit të organizuar.

Nuk kam si ta besoj kur çdo ditë firmosen kontrata korruprive në kurriz të financave publike, të denoncuara tashmë, dhe nuk kemi asnjë çeshtje në hetim.

Çfarë ti themi Juncker për krimin kur ai nuk lexoka Bild, pasi e di që Zëri Amerikës në shqip nuk ka lidhje me të. Turp i madh..!!!