Shpresat ia marrin dorën Uellsit, e mundin sërish në miqësore

Shqipëria U-21 ka fituar dhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Uellsit me rezultatin 3-1. Bullari zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8-të, ndërkohë 6 minuta më pas Mala do të dyfishonte rezultatin.

Bushi bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe aktivizoi Brojën e Chelsea-t. Shtatlarti arriti të linte gjurmën e tij duke shënuar golin e tretë dhe të sigurisë.

17-vjeçari realizoi dy golat e fitores në sfidën e parë të mbyllur 2-1 për tanët. Uellsi realizoi golin e nderit në minutën e 92-të, duke e mbyllur me shënimin e këtij goli ndeshjen.