Presidenti Meta konferencë shtypi, ora 16:00. Kushtetuta do mbrohet me “SHQIPTARI”

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë sërish sot para mediave në një konferencë në orën 16:00.

Kështu bën të ditur Presidenca në një njoftim zyrtar.

“Të nderuar kolegë!
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në orën 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju falëminderit për bashkëpunimin!”, njofton Presidenca.

Dje pasi kryeministri Rama urdhëroi grupin e tij parlamenttar për fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, ka reaguar Presidenti Meta ku ka thënë ndër të tjera se “Kushtetuta do mbrohet deri në fund me QETESI dhe ATDHEDASHURI”.

Termit “QETESI” ia dimë tashmë kuptimin, por SHQIPTARI akoma nuk e përkthejnë në kryeministri.

Çfarë do të thotë? Prisni vendimin e radhës!