“Oxford Analytica”: Ndërhyni në Shqipëri, situata po përkeqsohet

Ndërkombëtarët të ndërmjetësojnë në kapërcimin e krizës politike mes pozitës dhe opozitës. Ky është sygjerimi që jep “Oxford Analytica”, e cila shkruan në analizën e saj për Shqipërinë se, kreu i qeverisë Edi Rama duket se po përkeqëson situatën.

“Presidenti ka ndërhyrë duke u përpjekur t’i japë fund polarizimit të mprehtë politik por Kryeministri mendon ndryshe.

Kryeministri Edi Rama tha të hënën se do të kërkojë një votim parlamentar më 13 qershor për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Ai po i përgjigjej vendimit të presidentit më 8 qershor për të anuluar zgjedhjet lokale të planifikuara për 30 qershor, me arsyen se zgjedhjet mbahen pa pjesëmarrje opozitare (Partia Demokratike i ka bojkotuar ato duke pretenduar se socialistët në pushtet fituan në mënyrë të parregullt zgjedhjet parlamentare të 2017).

Të njëjtën ditë, mbështetësit e opozitës mbajtën një demonstratë tjetër duke bërë thirrje që Rama të japë dorëheqjen dhe te behen zgjedhje të reja parlamentare.

Meta bëri thirrje për bisedime qeveri-opozite për të zgjidhur dallimet e tyre.

Kushtetuta thotë se, presidenti mund të shkarkohet vetëm për shkeljen e kushtetutës pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese; aktualisht gjykata është në pyetje.

Situata e vështirë në politikën shqiptare është një pengesë e madhe për sigurimin e një vendimi nga BE për të nisur negociatat e pranimit.

Meta dhe Rama janë armiq politikë, dhe deri më tani Rama duket se po përkeqëson situatën; duhet ndërmjetësim ndërkombëtar për të qetësuar situatën”, shkruan Oxford Analytica.

Oxford Analytica është një firmë ndërkombëtare këshilluese që ofron analiza strategjike të ngjarjeve në të gjithë botën.

Ajo u themelua në vitin 1975 nga David Young, një punonjës amerikan i Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së presidentit Nixon.

Image