Një muaj pas lindjes: Ja si humbi Almeda Abazi 8 kilogramë

1 muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushit Efehan, Almeda Abazi ka humbur tetë kilogramë. Në një sekuencë pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Almeda zbuloi se në rënien në peshë ka ndikuar vetëm ushqyerja me gji pasi ajo nuk është ushtruar fizikisht.

Zakonisht, pas lindjes, gratë humbasin mesatararisht diku te tetë ose dhjetë kilogramë, në varësi të peshës së foshnjës. Megjithatë shifrat janë të ndryshme nga një grua në tjetrën; është normale edhe nëse humbisni vetëm dy kilogramë për gjashtë muaj.

Ushqyerja me gji ndikon të rënia në peshë

Është e vërtetuar shkencërisht që gratë që ushqejnë fëmijët me gji, humbasin më shumë kilogramë dhe kthehen më shpejt në gjendjen e tyre të mëparshme trupore, krahasuar me gratë që nuk ushqejnë të vegjëlit me gji. Hormonet që trupi lëshon gjatë gjidhënies shkaktojnë kontraktimet e muskujve në mitër. Pra, çdo herë që gratë ushqejnë fëmijën me gji, mitra kontraktohet dhe zvogëlohet.

Po kështu, në mënyrë që të prodhohet qumështi i gjirit përdoren kalori të marra gjatë ushqimeve të përditshme duke ndihmuar në humbjen në peshë pas shtatzënisë.