Ministria e Mbrojtjes ofron 4 bursa në akademitë ushtarake greke

“Një mundësi e jashtëzakonshme për shkollim e karrierë! Ministria e Mbrojtjes ofron 4 bursa të plota studimi në akademitë ushtarake greke”, njofton Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Gjithçka është e mbuluar. Ju mbetet vetëm të plotësoni kriteret, të studioni dhe të stërviteni. Fort! Më pas të ardhmen e keni përpara, të ndritur madje!”, nënvizon ministrja e Mbrojtjes. Sipas saj, “afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është më 12 korrik 2019.

“Qendra e Personel Rekrutimit, kërkon të rekrutojë studentë për studime ushtarake në Akademinë Ushtarake të Greqisë, 4 (tre) të drejta studimi si më poshtë vijon: Shkolla e Studentëve për Oficerë të Forcave Tokësore “Evelpidon”, specialiteti gjitharmësh, 1 (një) kuotë, Shkolla e Studentëve për Oficerë të Forcave Detare, në specialitetin inxhinieri, 1 (një) kuotë, Shkolla e Studentëve për Oficerë të Shërbimeve të Forcave “SSAS”, në specialitetin psikolog, 1 (një) kuotë. Shkolla e Studentëve për Oficerë të Infermierisë “SAN”, 1 (një) kuotë. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është më 12 korrik 2019”.