Manjani: Kjo nuk është lojë Rama-Meta-Basha, po çmenduri si ajo e Duçes, Hitlerit, Hoxhës…

Nga Ylli Manjani – Ka shumë njerëz me mend në kokë që situatën e krijuar e shohin si lojë politikanësh.

Meta- Rama, Rama-Meta, Rama- Basha, Meta-Basha, Meta-Rama-Basha, etj etj… Ka lloj lloj kombinacionesh konspirative që këta njerëz krijojnë…

Kam bindje se kjo vjen nga dëshira e mirë për të mos parë e jetuar më skena vëllavrasëse, siç na kanë parë sytë në të shkuarën.

Të jem i sinqertë, me disa prej teorive konspirative jam pajtuar edhe vetë. Kam dashur dhe dua shumë që e gjitha kjo të jetë një lojë, nga ajo që zakonisht luhet atje lart…

Më mirë një lojë e shëmtuar politike sesa përplasje civile! Kjo është e keqja më e vogël.

Kur ske pulën do hash sorrën.

Por nuk duket lojë!!!! Nul duket aspak të jetë një lojë. Është një çmenduri nga ajo që ka parë Italia e Duçes, Gjermania e Hitlerit, Shqipëria e Enverit, Siria e Asadit…

Një njeri i vetëm, në disekuilibër të plotë llogjik, kërkon të marrë e të rrijë në pushtet PA ZGJEDHJE!!!

Kjo nuk është më shaka, as lojë! Është realitet.

Deklaratat e përsëritura për shkrirje të opozitës dhe blerje të disa njerëzve për kukulla opozitare ishin prelud i kësaj situate ku po zhytet vendi.

Nuk është lojë, por realitet!

Shumë shpejt do ti zgërdhihemi policit e udhëheqësit, duke ja “ditur për nder” që spo na merr jetën…

Ka ndodhur edhe në të shkuarën kjo gjë…

Siç shkatërroi demokracinë e vetme partiake në vend, atë të PS, do shkërmoqë çdo filiz demokracie që ka nfelur në shoqëri.

Deri tani ka arritur të shkatërrojë shtetin TOTALISHT.

Tani është radha e shkatërrimit të mendimit politik dhe qytetar.

A do tja arrijë?!

Duhet të punojmë të gjithë që kjo të mos ndodhë. Urimi që mos ndodhtë nuk mjafton!

Nuk ka më kohë të merremi me njëri-tjetrin. Jam dakort me të gjithë kritikët e Berishës, Bashës, Ilirit e Monikës, por të gjithë bashkë këto nuk vlejnë as sa tenderi i 2 km të unaza e re…

Rruga e kombit na duket falë fare krahasuar me Milot-Balldre në mes të fushës…

Megjithatë, kush ka hesape për të larë, duhet ti lajë, por nuk është Edi Rama larësi, sepse ky ka krye-hesape për të larë për vete…

Ndaj, pavarësisht divergjencave, duhet të jemi unik përballë të keqes më të madhe që kemi krye!

Është serioze këtë radhë, jo shaka!

Unë kështu mendoj.