Luan kombëtarja, tifozët specialë në “Elbasan Arena”

Shqipëria luan mbrëmjen e sotme takimin e katërt për kualifikueset e Euro 2020. Kuqezinjtë presin në “Elbasan Arena” një kombëtare modeste si ajo e Moldavisë, por kjo nuk i lejon që të jetë e qetë në marrjen e 3 pikëve. Rëndësinë e kësaj ndeshje e ka pranuar edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka. Ai ka shfrytëzuar pushimet me kombëtaren e Zvicrës për të ndjekur nga afër kombëtaren e Shqipërisë, duke qënë edhe një tifoz special në këtë takim së bashku me vëllain e vogël, Agon Xhaka.