Kompania më e madhe japoneze e çipave “nderon” Amerikën

Tokio Electron i Japonisë, i treti në botë për furnizimin e pajisjeve të gjysmëpërçuesve, nuk do të furnizojë më klientët kinezë të përfshirë në listën e zezë të Uashingtonit, bëri me dije një ekzekutiv i lartë i kompanisë për Reuters.

Vendimi tregon se përpjekjet e Uashingtonit për të penguar shitjet e teknologjisë për firmat kineze, duke përfshirë Huawei Technologies, janë duke tërhequr edhe firma jo-amerikane që nuk janë të detyruara të ndjekin ligjin e SHBA-ve. Kina, e cila është e përfshirë në një luftë tregtare të paralizuese me Shtetet e Bashkuara, po përpiqet të ndërtojë industrinë e saj të gjysmëpërçuesve për të zvogëluar vartësinë e saj nga furnizuesit amerikanë, japonezë dhe europianë për makineritë e prodhimit të cipeve.

“Ne nuk do të bëjmë biznese me klientë kinezë me të cilët Applied Materials dhe Lam Research nuk janë të lejuar të punojnë”, tha ekzekutivi, duke iu referuar firmave më të mira të pajisjeve të çipave në SHBA. “Është e rëndësishme për ne që qeveria dhe industria amerikane të na shohin si një kompani të ndershme,” tha ai duke cituar partneritetin e gjatë të Tokio Electron që nga vitet 1960, kur filloi si një importues i pajisjeve amerikane.

Një tjetër furnizues i madh japonez i pajisjeve të çipave gjithashtu po konsideron ndalimin e dërgesave në firmat kineze që janë pjesë e listës së zezë, tha një burim i përfshirë në këtë çështje.

Burimi: Reuters