Klosi: Kemi kërkuar që zgjedhjet të mos mbaheshin më 30 qershor

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se mazhoranca ka kërkuar që zgjedhjet të mos mbaheshin në 30 qershor.

Beti Njuma: Përse dy presidentët e kaluar nuk e kanë shkelur kushtetutën dhe ky tani e ka shkelur Kushtetutën?

Blendi Klosi: Presidentët e tjerë kanë gjetur një konsensus mes palëve dhe kanë qenë brenda afateve kushtetuese. Ne kemi dy vjet nga shtatori i vitit të kaluar që kemi shkuar zonë më zonë fshat më fshat dhe jemi përgatitur për fushatë. 9 muaj para del data. Kemi bërë dhe debat. Doni debatin që bëj unë si ministër i Turizmit? Që zgjedhjet mos bëheshin në qershor, por në prill ose fillim maji, ose të bëhen në tetor nëntor se u çmend mileti. Ajo që kemi detyrë si politikanë është ti japim njerëzve të drejtën të votojnë.

Beti Njuma: Ajo që i intereson shqiptarëve është se pse mazhorancës i intereson një përplasje me Presidentin sesa shtyrja e zgjedhjeve?

Blendi Klosi: E dëgjuat Lulzim Bashën çfarë tha? Presidenti ndërroi datën dhe opozita thotë skam punë fare me datën. Bëhe datën 30 shtator, 30 nëntor dhe ata nuk janë dakord. Kjo nuk është histori kungulleshkash. Ne jemi forcë politike, jemi deputetë, jemi të përgjegjshëm.

Beti Njuma: Ç’të keqe ka që data e zgjedhjeve të shtyhet dhe të krijoni kushtet që edhe PD të hyjë në një proces zgjedhor?

Blendi Klosi: Nuk ka asgjë të keqe sikur Presidenti të kishte menduar para 9 muajsh që të vendoste datën 10 prill. Nuk bëhej në 10 prill. Të vendoste 15 qershorin. Nuk bëhej dot. Vendosi 30 qershorin. E kërkuam të ishte më përpara, mos prisnim sezonin. E kemi bërë 9 muaj më parë këtë debat. Jo u tha në 30 qershor. Mungesa e opozita nuk është problemi i datës.