Ish-deputeti PD, Alibeaj: Meta i hodhi komardare shpëtimi Ramës

Ish- deputeti Enkelejd Alibeaj në Opinion tha se me vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve, Ilir Meta i hodhi një komardare shpëtimi kryeministrit Edi Rama.

Në Opinion ai tha se me këtë vendim Meta ka marrë përsipër edhe koston.

“Meta i tha me këtë vendim, nëse je njeri i përgjigjëm po të hedh një komardare kushtetuese, po ta marr unë koston që të të çlirojë. Për datën e ka thënë, zgjidhni situatën e tensionuar politike, krijoni qytetarëve mundësinë për të zgjedhur të lirë dhe të qetë dhe unë e dekretoj. I vetmi që duhet të dalë mbi presidentin është Gjykata Kushtetuese”, tha Enkelejd Alibeaj.