Durrës, kapen dy persona për vjedhje dhe mashtrim

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.

Bëhet fjalë për shtetasin P.P.,26 vjeç, banues në Katund Sukth. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur ndaj tij masën “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim ”

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë kryer një serë vjedhjesh banesash në periudhën kohore Janar-Qershor 2019, në Durrë”, sqaron policia.

Po ashtu në Krujë u kap dhe u ndalua shtetasi A.B.,41 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në datë 07.04.2014, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/1 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.