Do largohet nga Bayern, Robben merr ofertën e parë

Arjen Robben ka konfirmuar largimin nga Bayern Munich në fundin e sezonit aktual.

Lajm që ka mahnitur shumë skuadra, që mund të kenë mundësinë për të firmosur me holandezin fluturues. Të shumta janë skuadrat që kanë tentuar kontaktet me Robben, teksa së fundmi, në garë për 35 vjeçarin është futur edhe Lazio.

Skuadra, merkaton e së cilës e drejton ish-bomberi i kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare shikon te holandezi njeriun ideal për të bërë hapin cilësor drejt sukseseve. Madje sipas “Il Messaggero”, bardhekaltërit janë gati të përpilojnë edhe ofertën në drejtim të Robben.

Gjithashtu, Lazio ka refuzuar edhe një ofertë për anësorin argjentinas, Joaquin Correa. Atletico Madrid është vënë në gjurmët e 24 vjeçarit, por kryeqytetasit kanë hedhur poshtë ofertën e madrilenëve. Sipas “Il Tempo”, Atletico ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurove për Correa

Claudio Lotitio e konsideron argjentinasin si  të paprekshëm, pas një sezoni që e pa atë të shënojë nëntë gola dhe të jap shtatë asiste.