Dikur Rama me Nano dhe sot Veliaj me Ramën

Një fotomontazh i Erion Veliaj, Edi Ramës dhe Fatos Nanos po bën xhiron e rrjeteve sociale. Fotoja është shkrepur rreth 20 vjet më parë, kur Edi Rama ishte ministër Kulture dhe Fatos Nano kryeministër. Në ato vite Nano nuk e merrte seriozisht Edi Ramën dhe pse njerëzit e afërt i thoshin se ministri i ri që duket sikur s’ka lidhje me PS dhe politikën synonte postin e tij. Vitet që kaluan konfirmuan se rreziku me i madh i Nanos ishte Edi Rama.

E njëjta foto sot vjen e modifikuar ku personazhet kanë ndërruar vendet. Në vend të Edi Ramës ndodhet Veliaj, ndërsa në vend të Nanos është Edi Rama.