Challandes i motivoi futbollistët duke u kujtuar të kaluarën e rëndë të popullit kosovarë

Bernard Challandes ka gjetur një mënyrë origjinale për të motivuar futbollistët e Kosovës, të cilët janë të etur nga dëshira e madhe për të bërë krenar një popull të tërë përmes rezultateve pozitive në arenën ndërkombëtare. Para se të dilnin në fushë, strategu zviceran u ka kujtuar futbollistëve përjetime e rënda të popullit të Kosovës.

“U fola për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vite. Më pas u kujtova se nuk mund të bëhen si lojtarët e tjerë duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të mëparshme në Kosovë. Luajtën me zemër për Kosovën”, zbuloi Challandes.

“Dardanët” arritën fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme në Sofje, falë një goli të shënuar në sekondat e fundit të shtesës nga Rashani. Festa ishte fantastike në stadiumin “Vasil Levski”, ku “Dardanët” vijuan ecurinë fantastike me 14 rezultate pozitive.