Çani: Zgjedhjet nuk respektohen, mos t’i bëjmë njerëzit të ëndërrojnë

Gazetari Arian Çani mendon se situata në Shqipëri është e rëndë dhe se vështirë që të mund të gjendet një zgjidhje. madje ai besons e kjo nuk ka për t’u arritur ndonjëherë. “Nuk ka zgjidhje. Mendimi im është që nuk do ketë zgjidhje asnjëherë. Mirë është që ne që të paktën kemi një foltore, një mundësi nga një ekran i caktuar siç është Klan apo ABC-ja mirë është që aq sa mundemi, me aq sa na dëgjojnë ata që na kanë xhan, apo që na kanë inat, mos t’i bëjmë kot të ëndërrojmë. Nuk do ketë zgjidhje. Kjo nuk është pesimiste ta thuash”, tha Çani në emisionin “Provokacja”.

Moderatori i emisionit “Zonë e lirë”, tha se ndyshe nga shtetet fqinjë ku zgjedhjet dhe votat respektohen më shumë, Shqipëria nuk është një vend me demokraci të konsoliduar.

“Sepse nuk jemi në një vend me demokraci të konsoliduar. Jemi në një vend hibrid. Në një vend që nuk është as diktaturë, por nuk është as demokraci. Ne jemi një vend ku zgjedhjet dhe vota nuk respektohet. Ndërkohë që vota respektohet shumë mirë në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi. Vetëm tek ne vazhdon të ndodhë që fituesi të paragjykohet dhe me të drejtë sepse faktet, interpretimi i tyre, janë të mjaftueshme që të na bëjnë të besojmë se nuk ka palë të drejta dhe palë të gabuara. Është luftë për pushtet dhe unë them që kjo luftë do të vazhdojë dhe patjetër që dikush do humbasë nga kjo luftë. S’mund të vazhdohet me këtë histori që të bëhet luftë dhe të gjitha palët të dalin të fituara”, tha Çani.