“ByPassi” i Shkodrës, miratohen shpronësime të reja. Kush preket

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “ByPass-i Perëndimor i Shkodrës”.

Çdo qytetar që preket nga ky projekt do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM.

Ky projekt kap vetëm një objekt ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është pasuri e llojit truall dhe tokë ‘arë’.

Ndërkohë janë 55 pronarë në total që përfitojnë shpronësim dhe vlera totale paraprake e shpronësimit është 304 milionë lekë.