Buffon drejt kalimit te Porto, do të zërë vendin e Casillas

Gianluigi Buffon mund të vijojë karrierën te skuadra e Portos. Pas një sezoni të komplikuar në Paris, ish-portieri i Juventusit mund të zërë vendin e mikut të tij, Iker Casillas, i ndalur pas një problemi kardiak.

 

Një ide që në orët e fundit mund të marrë formë, pasi transferimi te Porto, mund të bëjë që ai të luajë sërish në Champions League, duke luajtur një rol të rëndësishëm në futbollin evropian.

Për Buffon janë ditë të nxehta, pasi aventura me PSG zgjati vetëm një sezon. Porto shihet si mundësia e duhur për të vijuar karrierën në futbollin profesionist, pasi ai e ndjen veten që mund të luajë sërish. /Koha Jone/