Berisha publikon videon: Dako duke festuar me Astrit Avdylajn

Pak ditë më parë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duke fokur për përgjimet e publikuara nga gjermania “Bild” u shpreh se nuk e njihte personalisht Astrit Avdylajn.

Por sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku shkruan se Vangjush Dako po drekon me Astrit Avdylajn.

Sipas ish-kyeministrit kjo video është xhiruar pas fushatës, ku shihet Vangjush Dako dhe eksponentë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste.

“Vangush Dako Avdyli tha se nuk kishte takuar kurre Astrit Avdylin ndersa ketu po feston me te dhe Avdylë e bandite te tjere te Durresit fitoren e krimit elektoral!”, shkruan Berisha.

Prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.