Tring Action vjen në cilësinë më të lartë të transmetimit, në formatin HD

Një nga kanalet më të ndjekura në Tring është padyshim Tring Action. Të gjithë adhuruesit e filmave aksion dhe thriller janë çdo ditë të gozhduar përpara këtij ekrani, për të ndjekur premierat më të fundit.
Nga data 10 qershor, kanali juaj i preferuar vjen në cilësinë më të lartë të transmetimit, në formatin HD (High Definition) për t’ju dhuruar një eksperiencë unike, si të ishin në kinema. Përzgjedhja më e mirë e filmave aksion, thriller dhe horror, do t’ju hedhë në mes të konfliktit dhe do t’ju projektojë në dimensione të reja të paimagjinueshme.
Me Tring Action HD lind një botë e re, për ata që guxojnë, për ata që nuk pranojnë asnjë kompromis, për ata që ndjekin pasionet e tyre. Një aventure botërore përtej çdo kufiri. Një epoke e re po vjen, vetëm në Tring.