Reja: S’mund t’i zgjidhë problemet për 15 ditë, 3-4 ndryshime me Moldavinë (VIDEO)

Trajneri i kombëtares, Edy Reja është shprehur se në sfidën e radhës ndaj Moldavisë do t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2, ndërkohë që ka paralajmëruar 3-4 ndryshime.

“Nesër do të flas me lojtarët. Kush është më i lodhur, ai do të qëndrojë pushim. Kemi edhe 24 orë për të vendosur. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime, në mesfushë mund të ketë ndonjë lojtarë që mund pushojë. Mavraj? Nuk e di, do të flas me lojtarët dhe më pas me mediat.

Skema 3-5-2? I ka të gjitha mundësit për ta luajtur. Në mbrojtje, kemi nevojë për përmirësime. Hysaj bëri një ndeshje të mira, por episodet mund të vendosin sfidat. Sigurisht që kemi mundësit për të bërë më mirë. 3-4 ndryshime do të jenë në formacion, por nuk e di se kush do të luajë. Uzuni, Ndoj dhe Sadiku, mund të kenë hapësira. Sadiku ka konfidencë të mirë me golin.

Moldavia? Janë rivalë të vështirë, nuk ka ekipe të thjeshta. Superioriteti duhet vërtetuar në fushë. Islandën e sulmuam shumë lart dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe nesër. Futbollit nuk i dihet kurrë, mund të ndodhë që të ndëshkohesh nga një episod, të shpresojmë të jetë në favorin tonë.

Objektivi? Unë shikoj në shtëpinë time, nuk shikoj se çfarë bën Franca apo Turqia. Nuk mund të zgjidh të gjitha problemet në 15 ditë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Kemi një ekip që mund t’u japë shumë gëzime tifozëve. Duhet që ta sulmojmë kundërshtarin lart dhe të kemi ritmin e duhur. Nuk e kemi thënë fjalën e fundit, do të bëjmë më të mirën deri në fund.

Fitorja detyrim? Nuk më pëlqen kjo filozofi. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë. Futbollistët duhet të ndihen të vlerësuar për atë që bëjnë.

Në klub i programon gjërat me kohë, ndërkohë që këtu koha nuk ekziston. Djemtë kanë treguar se e kanë asimiluar shpejtë këtë mënyrë loje. Filozofia është kjo, edhe pse futbollistët luajnë në kampionate të ndryshme dhe është disi e vështirë për t’i përshtatur në të njëjtën filozofi.

Shiriti i kapitenit? Kur luan Mavraj, do të jetë ai kapiteni. Kur nuk luan, kapiteni do të jetë Hysa”, deklaroi strategu i kombëtares shqiptare. /R.Lika-Koha Jone/