KQZ mblidhet në orën 12:00 për vendimin e Metës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet në orën 12:00. Një vendim i marrë pas deklaratës të Presidentit Ilir Meta që firmosi mëngjesin e kësaj të hëne para kamerave dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve dhe anulimin e tyre në një afat të pacaktuar. Siç u vendos në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, vendimi i Metës do të kalojë në KQZ dhe më tej në Kolegjin Zgjedhor për tu shqyrtuar vlefshmëria e tij. Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi.