Çahet grupi parlamentar i PS: Mos ndiqni Edi Ramën në aventurën e tij!

Deputeti i Partisë Socialiste, Gjetan Gjetani u ka bërë thirrje kolegëve të tij në Partinë Socialiste që të mos votojnë kërkesën për shkarkimin e Presidentit.

Në një postim në Facebook, Gjetani shprehet se socialistët nuk duhet të ndjekin Edi Ramën në projektin e tij për të shkatërruar Shqipërinë.

“Dekreti i presidentit është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre, për zgjedhje të lira dhe jo për zgjedhje të kapura nga krimi, për integrimin dhe jo për izolimin e shqiptarëve”,- shkruan Gjetani në Facebook.

Veç deputetit Gjetani, janë dhe mjaft deputetë të tjerë të PS-së që nuk bien dakord me qëndrimet e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Postimi i plotë i Gjetan Gjetanit në Facebook:

I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.

Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi, per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve.

Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja, qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe te krimineleve rreth tij.

Lexoni edhe