Basha:Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Presidenti nuk mund të shkarkohet

Ngjarjet që ka shkaktuar vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, si dhe reagimi antikushtetues dhe puçist i kryeministrit Rama, kanë detyruar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha të mbajë një konferencë urgjente për shtyp.

Që në nisje të fjalës së tij, Basha nga selia blu u shpreh i vendosur që zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë dhe askush nuk do ta shkarkojë Presidentin e Republikës.

Shkarkimi i Metës, blof i Ramës. Ka dy të vërteta. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Presidenti nuk do të shkarkohet. Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.

Dua të them që në fillim dy të vërteta:

  1. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.
  2. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.

Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot dhe as nuk ka interes t’i provojë: Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike. Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit. Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj. Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët”,- tha Lulzim Basha.

Kreu i PD-së shtoi se vendimin i Presidentit nuk mund të diskutohet dhe vihet në dyshim as nga opozita dhe as nga ana e qeverisë.

Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e Presidentit, kam një pyetje për ta? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris?”,- tha Basha.

Lexoni edhe