Vasili: Të shpëtojmë shtetin nga kriminelët që qeverisin vendin

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë të dhënë për mediat nga selia e LSI para protestës është shprehur se mesazhi i protestës së sotme është të shpëtojmë shtetin që kurrë më kriminelët mos qeverisin në këtë vend.

“Skenari është gjëja më e parëndësishme. I rëndësishëm është mesazhi. Mesazhi i protestës është të shpëtojmë shtetin që kurrë më kriminelët mos qeverisin në këtë vend.

Nuk ka qëndrime ekstreme. Ka një qëndrim të qartë parimor të qytetarëve që duan të clirohen nga krimi. Ka edhe një grusht që duan të qeverisin që është bërë njësh me krimin dhe është nën grafmat  e fundit, sepse krimi e mban ngërthyer nëpër zyra.