Studimi: Shtatzënia e çon trupin e nënave drejt limiteve ekstreme

Shtatzënia e shtyn trupin e grave në kufirin e durimit njerëzor. Në këtë studim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Sipas këtij studimi, mbajtja e një fëmije në bark dhe kryerja e sporteve ekstreme kanë rezultuar të njëjtin efekt në trupin njerëzor.

Njeriu mesatar mund të djegë deri në 4.000 kalori, një limit që një grup shkencëtarësh e konsiderojnë si kulmin e performancës njerëzore, para se t’i shterojnë të gjitha energjitë e trupit.

Studimi zbuloi se vrapuesit me distancë të largët arrijnë performancën maksimale gjatë garave me intensitet të lartë, ky kufi shfaqej edhe tek nënat shtatzëna, por në një periudhë më të gjatë kohore dhe me intensitet pak më të ulët.

Kërkuesit zbuluan gjithashtu se të gjithë njerëzit kanë një limit të qëndrueshmërisë pasi ata mund të djegin kalori vetëm dy herë e gjysmë më shumë se në ritmin e tyre normal.