Salianji: Vendimi i Presidentit i jep kohë zgjidhjes së krizës

“Vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ishte në lartësinë e detyrës së institucionit që përfaqëson unitetin e kombit”. Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, thekson se ky vendim nuk e zgjidh krizën politike, por i jep kohë zgjidhjes së saj. Nga ana tjetër, ai thotë se vendimi i Kreut të Shtetit është jo prej politikani por prej shtetari.

“Vendimi i Presidentit të Republikës ishte në lartësinë e detyrës së institucionit që përfaqëson unitetin e kombit, vendimi është jo prej politikani por prej shtetari! Vendimi nuk e zgjidh krizën por i jep kohë zgjidhjes së krizës e cila e detyroi ndërhyrjen institucionale të Presidentit. Pikërisht mbrojtja e të drejtës së qytetarëve të cilët meritojnë alternativën e zgjedhjes është fryma që duhet të prevalojë në këtë moment krize historike për vendin”, shkruan Salianji.