Formacionet zyrtare/ Reja konfirmon surpriza, debuton me dy sulmues ndaj Islandës

Kombëtarja Shqiptare do të zbresë sot në fushë, në orën 15:00, në Reikjavik, për t’u përballur me Islandën, në sfidën e tretë eliminatore të Europianit 2020. Edy Reja do të bëjë debutimin e parë në krye të kuqezinjve tanë, duke hedhur në fushë menjëherë një formacion me vendosjen 3-5-2.

Në portë do të luajë Berisha, në mbrojtje Dermaku, Veseli dhe Ismajli. Në mesfushë do të aktivizohen Abrashi, Basha dhe Xhaka. Ndërkohë që Lenjani dhe Hysaj do të luajnë në krahë për të mbështetur edhe dyshen sulmuese që do të formohet nga Cikalleshi dhe Balaj.

Synimi i Kombëtares Shqiptare në këtë takim është që të mos dalin pa pikë, pasi Islanda, ashtu si Turqia, janë rivalët direkt për vendin e dytë, që të siguron një biletë për fazën finale të kampionatit “Europian 2020”.