ZYRTARE/ Hazard është futbollisti më i ri i Real Madridit

Eden Hazard më në fund është futbollisti më i ri i Real Madridit. Mesfushori belg ka bërë realitet ëndrrën për të veshur fanellën e Los Blancos, teksa klubi spanjoll ka njoftuar pak minuta më parë transferimin e tij.

Hazard ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024, teksa shifra e transferimit është 100 milionë euro, por që përfshin edhe bonuse që e dërgojnë transferimin në 147 milionë euro.

Në këtë mënyrë Blutë e Londrës evitojnë mundësinë për ta humbur me kosto zero lojtarin belg, që i skadonte kontratë verën e ardhshme.28-vjeçari pritet që të mbajë të veshur fanellën me numër 7. /R.Lika-Koha Jone/