Mali i Zi në kaos, futbollistët serbë dhe trajneri s’pranojnë të luajnë ndaj Kosovës

Trajneri i Malit të Zi, dhe dy lojtarë të tjerë që kanë prejardhje nga Serbia, janë u përballur me presione të shumta nga Beogradi prej dy diutës. “Vijesti” raporton se Ljubisa Tumbakovic nuk do ta drejtojë skuadrën kombëtare sonte kundër Kosovës.

 

Por nuk mbaron me kaq, pasi nuk do të jenë pjesë e skuadrës as dy futbollistë të rëndësishëm si Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, të cilët luajnë me Crvena Zvezden.

Trajneri dhe dy lojtarët, të lindur në Serbi, kanë pasur sulme të shumta që kanë sjellë në këtë vendim drastik që pritet të ketë ndikim në ndeshje. Me shumë mundësi trajneri Tumbakovic do të shkarkohet pas duelit të sotëm. /Koha Jone/