Juve në sulm për Zaniolon, ka gati shkëmbimin me Higuain

Juventus nuk heq dorë nga Nicolo Zaniolo. Klubi bardhezi vazhdon të shfaqë interes për talentin italian, i cili është prej kohësh është në listën e mundshme të përforcimeve të Paraticit.

Roma nuk dëshiron të privohet nga mesfushori i talentuar, teksa ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2024. Juventus mund të arrijë që të mbyllë marrëveshjen me të për shifrën e 40 deri në 50 milionë euro.

Një tjetër opsion që mund të përdoret për të mbyllur sa më parë marrëveshjen, është shkëmbimi me Gonzalo Higuain, i cili pritet që të rikthehet nga huazimi me Chelsea-n. Klubi i Pallotës me shumë mundësi do të shesë Edin Dzekon te Interi. Juventusi ndërkohë pritet që të shesë edhe Mandzukic, Cuadradon dhe Perin. /R.Lika-Koha Jone/