Euro 2020, Kosova kërkon fitore ndaj Malit të Zi

Kosova luan në Malin e Zi në eliminatoret e Euro 2020. Përfaqësuesja dardane synon fitoren e parë në këto kualifikuese, ku do të kërkojë të përfitojë nga fakti që ndeshja në Podgoricë luhet me dyer të mbyllura. Kjo është ndeshja e dytë në grupin A për përfaqësuesen e Kosovës, pas barazimit me Bullgarinë, ndërsa rivalë të tjerë në grup ka edhe Anglinë e Republikën Çeke.