Brad Pitt kërkon divorc me ngulm! Ka një femër të re në jetën e tij?

Kanë kaluar tre vite që prej kohës kur Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc ndaj Brad Pitt. Ai është lodhur nga shtyrja e seancave gjyqësore, prandaj ka marrë një vendim.

Ylli i Hollivudit i ka kërkuar avokatëve që të bëjnë kërkesë për datën finale të divorcit, në të kundërt Angelina do të gjobitet.

Një burim pranë tij tha për ‘The Sun’: “Pavarësisht se Brad Pitt është treguar shumë i durueshëm gjatë këtij procesi, tashmë ai ka humbur durimin. Pitt është i lodhur nga ish gruaja pasi ajo është parë duke lëvizur dhe duke ‘u zhdukur’ muaj pas muaji për ti ikur divorcit të tyre.”

Aktori dyshon se ish-gruaja po bën një lojë, prandaj vonon procesin e divorcit. Nuk dihet nëse ka një femër të re në jetën e Brad, por burimet pranë tij thonë se është lodhur nga zvarritja e kësaj historie.