Shoqata “Tirana”: Kriza mund të çojë në përplasje civile. Palët të dialogojnë

Kriza politike e krijuar në vend vijon të shihet me shqetësim të madh edhe nga shoqatat e ndryshme, ndërsa ato i bëjnë apel palëve që të ulen në tryezë dhe të shmangin një përplasjes civile të mundshme.

Shoqata “Tirana” i bëri apel politikës që të tejkalojnë krizën, pasi sipas saj, fati i kombit shqiptar vlen më shumë se çdo parti politike.

Kjo shoqatë kishte edhe një apel të fortë për kreun e Shtetit, Ilir Meta, i cili sipas saj, ka detyrën dhe përgjegjësinë ligjore që të ulë sa më parë palët në dialog, me qëllim që mos të pengohet vendi drejt aspiratave me BE-në.

“Sot prirja e Shqiptarëve është që ta braktisin vendin, sot Shqipëria po plaket me ritme drithërues. Integrimi në BE është peng i politikës. Publiku shqiptar rrezikon të rrëshqas drejt konfliktit civil. Ne forumi qytetar Tirana iu bëmjë thirrje palëve që ti japin fund kësaj krize.

Bindja e palëve politike se çdo veprim i tyre është legjitim, nuk prodhon gjë tjetër për vetëm një përplasje. Forumin qytetar kërkon ndaj institucioneve të ndërhyjnë pa humbur kohë për t’i dhënë fund situatë që kërcënon paqen dhe sigurinë. Presidenti ka detyrimin për të ndërhyrë për të shmangur përkeqësimin e situatës. Është koha të flasim. Fati i kombit shqiptar vlen më shumë sesa shkëlqimi i elektoratit nga cilado parti qoftë”, tha përfaqësuesi i kësaj shoqate.