Përgjimet e Bild, Rama takim me Dakon? Berisha: Rama s’i hap as telefonin Gjushit

Nuk ka ende asnjë fjalë të kryeministrit Edi Rama për skandalin e madh të përgjimeve të ”Bild”, ku implikojnë drejtpërdrejtë kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deputetin Ilir Ndranxhi, kreun e PS-së së Shijakut Elton Arbana, të cilët bashkëpunojnë me Astrit Avdylajn për të blerë votat në Durrës e Shijak.

Fillimisht u raportua për një takim të zhvilluar sot mes kryeministri Edi Rama dhe Vangjush Dakos në Durrës. Por siç rezultoi më vonë, fotoja i përkiste një takimi të zhvilluar disa kohë më parë mes tyre.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha në një postim në Facebook aludon se marrëdhëniet mes Dakos dhe Edi Ramës janë ndërprerë.

Sipas Berishës, mes dy drejtuesve të PS nuk ka komunikim dhe Edi Rama nuk i hap më telefonin kryebashkiakut të Durrësit.

Dikur sodisnin detin si cift i dashuruar sot Rama nuk ia hap me telefonin Gjushit! 
sb“,- shkruan Berisha në Facebook.