Operacion i befasishëm në Sarandë, katër policë kufitarë shoqërohen në komisariat

Policia e Sarandës ka shoqëruar këtë të enjte katër punonjës të Policisë Kufitare në komisariat. Mësohet se efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë. Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave (SHCBA).

Gjithashtu burime konfidenciale i thanë “BalkanWeb” se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar tashmë urdhërarrestet për katër efektivët e shoqëruar.

Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të kenë kryer, por priten detaje të reja rreth arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve të pikës kufitare Qafë-Botë.