Këmbimi valutor/ Dollari dhe Paundi fitojnë pikë. Euro shfaq qëndrueshmëri

Monedha e Eurozonës ka regjistruar vlerë të qëndrueshme sot duke u këmbyer sërish me 122 lekë.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.5 pikë, referuar të dhënave të Credins Bank, duke arritur në vlerën e 108.5 lekëve.

Edhe Paundi Britanik ka shënuar vlera pozitive këtë të enjte duke u rritur me 0.3 pikë dhe kapur nivelin e 137.5 lekëve.

Franga Zvicerane vazhdon edhe sot të këmbehet me 109 lekë. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian mbeten në të njëjtat vlera sikurse dje, duke u këmbyer edhe sot me përkatësisht 80.7 lekë dhe 75.5 lekë.