Balla, takime në Gjermani për integrimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, filloi sot paradite nje seri takimesh intensive ne Parlamentin Gjerman (Bundestag) ashtu edhe me perfaqesues të Qeverisë gjermane.

Takimet në Bundestag janë me deputetë të koalicionit qeverises CDU-CSU-SPD, por edhe me drejtues të grupeve parlamentare të partive të tjera dhe me raporteret për Shqipërinë të këtyre grupimeve.

Ne Grupin e CDU/CDU zoti Balla zhvilloi sot paradite takime me deputetet Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer.

Qëllimi i këtyre takimeve eshte angazhimi ynë lidhur me rekomandimin pozitiv pa kushte të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe shqyrtimi i ketij rekomandimi edhe nga Bundestagu gjerman.

Në takimin me Mark Hauptmann, njekohesisht dhe anetar i delegacionit gjerman, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, u diskutua mbi raportin e progresit te Komisionit Europian. Zoti Hauptmann vleresoi maksimalisht ecurine e Reformes ne Drejtesi si nje kusht i permbushur tashme per vijimin e rruges Europiane te Shqiperise ne stacionin tjeter. Ai rishprehu qendrimin se nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe se respektimi i ligjeve, rregullave dhe Kushtetutes nuk duhet te vihet ne dyshim nga asnje pale. Partite duhet te marrin pjese ne zgjedhje, por askush nuk eshte i detyruar. Kjo eshte demokracia. Por nuk eshte e drejtë të kërkohet shtyrja e zgjedhjeve nga aktorë te jashtem në një shtet të pavarur dhe demokratik.

Ne takimin me zotin Nikolas Lobel dhe zotin Axel Müller u diskutua mbi procedurat qe do te ndjeke Bundestagu gjerman per shqyrtimin e vendimit per fillimin e bisedimeve. Zoti Müller vleresoi se qofte Shqiperia, qofte Maqedonia e Veriut kane plotesuar detyrat e lena nga qershori vitit te shkuar ne Keshillin Europian. Ka nje vleresim pozitiv edhe ketu ne Bundestag lidhur me fillimin e bisedimeve gjate 2019.

Gjithashtu Balla zhvilloi një takim me zotin Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag. Kryetari i Grupit Socialist vleresoi pozicionin zyrtar te Qeverise gjermane te bere publik permes Ministrit per Europen Michael Roth ne mbeshtetje te fillimit te bisedimeve. Zoti Balla e informoi kolegun gjerman se praktikisht/teknikisht negociatat jane hapur sa kohe kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.

Z. Juratovic nje njohes shume i mire i Ballkanit Perendimor u shpreh se:” Para disa ditesh pata nje takim me Komisionerin per Zgjerim Johanes Hahn dhe bashke-ndava me te bindjen se Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut meritojne fillimin e bisedimeve per anetaresim. Qasja jone ndaj ketyre dy vendeve eshte nje test i kredibilitetit te BE. Per mua, anetaresimi i Ballkanit Perendimor ne BE nuk eshte zgjerim, por plotesim i hartes se BE. I kam ndjekur me vemendje zhvillimet politike ne Shqiperi dhe dua ta them shume qarte se bojkoti i parlamentit eshte kunder parimeve te demokracise. Lufta politike duhet te zhvillohet vetem ne Parlament. Une jam i krishtere dhe per mua respekti ndaj Parlamentit eshte po aq i shenjte sa respekti ndaj Kishes. Ata qe bejne keto veprime dhe protesta te dhunshme nuk e duan Shqiperine ne BE. E kam thene edhe per raste te ngjashme ne vende te tjera te Ballkanit, nje parti mund te jete kunder partise qe eshte ne Qeveri, por nuk mund te jete kunder interesit te vet kombetar” tha Juratovic.