U hodh nga 15 katëshi dhe shpëtoi gjallë, ku u zhduk Nadir Murra?

Ata që janë shumë të vegjël ndoshta nuk e njohin e as që e kanë dëgjuar ndonjëherë emrin e Nadir Murrës, shqiptarit të parë që u hodh pa litarë, live, nga 15 katëshi në Tiranë dhe arriti të shpëtonte gjallë e pa asnjë dëmtim.

Nadiri gjithashtu bëri disa numra shpejtësie, apo magji siç i quajmë rëndom si dhe për një kohë të gjatë shpjegonte fenomene të çuditshme që ndodhnin në vendin tonë, në emisionin “Enigma”, të cilin e drejtonte vet.

Më pas iluzionisti i njohur u përfol në vitet 2000 se ka luajtur edhe në filma aksion si dhe ata erotikë.

Po ku ndodhet dhe si humbi kështu Nadir Murra?

I ftuar në një bisedë telefonike në emisionin e mëngjesit “KafeIn”, ai tregoi për Flavio Qarrin se është duke u marrë me disa dokumentarë për emigrantët shqiptarë.

Magjistari tregoi se po nis një cikël dokumentaresh të quajtur “Emigrantë të suksesshëm”, ku ka intervistuar personazhe mjaft interesante në Itali, ku edhe jeton.