Reali nuk njeh limite, ofron yllin e skuadrës për Felix

Aksi Madrid-Benfika pritet të jetë i nxehtë në këtë merkato vere. Shumë futbollistë mund të marrin rrugë të kundërta, ndërsa skenari më i fundit ka përfunduar në faqet e para të mediave iberike.

Keylor Navas i ka ditët e numëruara në kryeqytetin spanjoll dhe largimi shihet si alternativa më e mirë. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes, ndërsa ajo që bind është Benfika. Kampionët e Portugalisë e shikojnë kosta-rikanin si idealin për të mbrojtur katërkëndëshin e tyre.

Ky interes i Benfikës i pëlqen edhe Realit të Madridit që kërkon të “peshkojë” te portugezët. Emri më i lakuar është ai i Joao Felix, me 19 vjeçarin që po shkëlqen në radhët e “Shqiponjave”. Kartoni i tij vlerësohet me 120 milionë euro dhe përfshirja  e kartonit të Navas mund të mjaftojë për të ulur koston.