“Rama të ndalet me çdo kusht para zgjedhjeve të 30 qershorit”

Analisti Ilir Demalia thotë se marrja e 61 bashkive nga Rama pa garë elektorale do të shënonte fundin e pluralizimit në vend, ndaj për këtë arsye Rama duhet të ndalet me çdo kusht para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Deklaratën Demalia e bëri nga Ora Neës ku theksoi me shqetësim faktin se kur politikanët shqiptarë i hipin kalit të pushtetit transformohen si njerëz.

“Është shumë e rrezikshme. Rama duhet ndaluar me 30 qershor, nëse do të bëjë zgjedhje dhe do të marrë të gjitha bashkitë si PS është fundi i pluralizmit dhe fundi i Partisë Demokratike.Të japë dorëheqjen nuk është fundi i botës. E dha Theresa May. Ç’është kjo mor jahu?Shqiptarët kur i hipin kalit të pushtetit transformohen si njerëz. Kjo ka ndodhur edhe me Berishën, si mjek ka qenë shumë i mirë, intelektual.I hipi kalit të pushtetit, nuk mbahej më.Ky (Rama) gjoja një njeri moderne që vinte nga artet, nga një familje e lindur dhe rritur në Tiranë, është kthyer në përbindësh.Më zi se ata bejlerët e mesjetës”,- tha Demaliaj.

Fatos Lubonja: Ky regjim nuk rrëzohet pa dhunë