Gjiko pozon nga jahti i tij dhe ironizon kolegët…

Reperi i njohur, Gjiko, ka zbuluar së fundmi se ka blerë një jaht dhe për këtë duket mjaft i gëzuar

Ai publikoi në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku shfaqet në jaht dhe nuk ngurroi që të thumbonte kolegët e tij, që ndryshe nga ai nuk e kanë blerë një të tillë, shkruan Panorama Plus.

“Nëse ju duhet jahti për videoklip ua jap unë, mos e merrni me qira se ishte shtrenjtë”, shkruan Gjiko.
Zakonisht reperët mburren në tekstet e këngëve të tyre për gjërat që posedojnë, apo shfaqen në videoklipe me makina të shtrenjta apo jahte të ndryshme.