Ftesa e veçantë e Albana Vokshit për protestën e pasdites

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ti ftuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale që të marrin pjesë në protestën e sotme të opozitës.

Teksa ka publikuar një foto në proteste me vajzën e vogël, Ami, Vokshi i fton qytetarët në orën 19.00 përballë Kryeministrisë.

Ftesa e Vokshit

Sot, në protestë, për #fëmijët tanë, ora 19.00 para #Kryeministrisë

Asnjë  hap pas, në betejën tonë për ta çliruar vendin nga vargonjtë e krimit, trafikut, korrupsionit.

Asnjë hap pas, për një vend ku politika të ketë në qendër kujdesin për fëmijët; ku të drejtat ligjore e kushtetuese të tyre të respektohen e të mos cënohen nga askush.

Për një #Shqipëri plot shpresë për të ardhmen e #fëmijëve tanë.

#PërNjëShqipëriSiGjithëEuropa

#ParaKryeministrisë

#Ora19.00

#PërShqipërinëSiGjithëEuropa